Showing posts with label Hiv / Aids. Show all posts
Showing posts with label Hiv / Aids. Show all posts
Të gjitha këto shërbime mund të kryhen në Qendrën për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në Klinikën infektive në Prishtinë. Qendra punon çdo ditë pune nga ora 8.00-14.00. Numri i telefonit: 038 512 512.
HIV mund të përhapet nga ato persona të cilët nuk e dinë që janë të infektuar. Për Të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet të:  Praktikoni një seks të sigurt. Përdorni prezervativa gjatë sexit (perfshirë dhe sex oral) deri në momentin që jeni të sigurt që as ju as partneri juaj nuk jeni të infektuar. Nëse kryeni mardhënie me dikë i cili është i infektuar me HIV atëher është e domosdoshme të praktikoni seks të sigurt dhe të kryeni analizat rregullisht.
Për faktin se infeksioni me HIV, në shumë raste nuk paraqet asnjë lloj simptome, testimi mund të behet me anë të shumë teknikave dhe ndër më të shpejtat dhe më të njohurat është testi i gjakut për të parë prezencën e antitrupave (proteinave që luftojnë infeksionet, viruset, bakteret) në gjak.
Për të kryer testimin falas dhe anonim ju mund të drejtoheni Në Bankat e Gjakut pranë Drejtorive te Shëndetit Publik në çdo rreth( Lista e rretheve )  ose në çdo Qëndër Spitalore Private apo Publike në çdo qytet...
Në vitet e para të raportimit të AIDS, nuk kishte asnjë lloj ilaçi që të luftonte këtë virus vdekjeprurës. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë rrugë parandalimi dhe kurimi si për AIDS ashtu edhe për sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

AIDS është një term anglez që do të thotë Sindromë e Ngjitur e Mangësise së Imunitetit (Acquired Imuno Deficiency Sindrome). AIDS (SIDA) shkaktohet nga një virus i quajtur HIV, i cili në mënyrë të pandërprerë sulmon dhe shkatërron qelizat e sistemit imunitar të organizmit. ). Ku HIV do të thotë Virusi I Mungesës së Imunitetut Njerëzor (Human Immunodeficiency Virus). Si të gjithë viruset e tjera, Hiv nuk mund të rritet dhe të riprodhohet vetëm. Në mënyrë që të bëjë kopje të vetvetes ai duhet të infektoj qelizat e një organizmitë gjallë. Ai është një virus që shkatërron mbrojtjet e trupit kundër infeksioneve. HIV prek në mënyrë të vecantë qeliza të caktuara të bardha të gjakut, që quhen limfocite, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen e trupit.