Showing posts with label Maximillian. Show all posts
Showing posts with label Maximillian. Show all posts
Ishte mёngjes dhe unё sapo kasha ngrёnё mёngjes. Nuk dija ç’tё bёja, njerёzit hynin e dilnin nga dhoma si gjithmonё. Isha shume i mёrzitur qё herёt/ E vetmja gjё qё mё bёri tё dal jashtё ishte njё diell nё qiell. Sipas astrologёve tanё kjo ndodhi e pёrsёriste veten çdo 120 vjet. Mё dukej mahnitёse dita ishte e verdhё! Duke u vёrdallosur nёpёr oborr thashё tё shkoja pёr tё kalёruar ndopak nga Liqeni i Bardhё e pa e zgjatur shumё u nisa drejt stallave pёr tё marrё njё kalopter. Vesha mbathjet, bluzёn e dorezat, i hipa Hёnores dhe drejt e te liqeni. Hёnorja ishte ende shumё e re pёr tё fluturuar kёshtu qё mu desh ca kohё pёr tё arritur deri tek porta e hyrjes tё pallatit.
Kishte kohe qe njihesha me rorin, virtualisht. Pak e nga pak isha dashuruar me te por nuk pata guximin tja thoja deri diten qe u takuam per here te pare. E kishim lene te takoheshim ne bllok, te “Vogue”. Nuk kishte shume kohe qe ishte hapur. Prisja me padurim qe te vinte, cdo cun qe kalonte aty prane me hidhte syte dhe jargaviteshin si budallenj per mua duke me vene ne siklet.