E di që kur të lexoni letrën time do të shokoheni, do të më
paragjykoni ndoshta edhe do të më urreni. Në fakt nuk po e shkruaj këtë
letër për të shkaktuar këtë efekt te njerëzit. Do të më vinte shumë mirë
sikur, qoftë dhe një lexues, ta kuptonte gjendjen time; por nuk dua të
bëj si ata njerëz që shkojnë përballë priftit dhe thonë: “Falmë at, se
kam mëkatuar!” Dhe, në fakt, unë kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.
Showing posts with label Kalorësi i çmendur. Show all posts

Posted By:Unknown | At:18:24
Komento i pari
E di që kur të lexoni letrën time do të shokoheni, do të më
paragjykoni ndoshta edhe do të më urreni. Në fakt nuk po e shkruaj këtë
letër për të shkaktuar këtë efekt te njerëzit. Do të më vinte shumë mirë
sikur, qoftë dhe një lexues, ta kuptonte gjendjen time; por nuk dua të
bëj si ata njerëz që shkojnë përballë priftit dhe thonë: “Falmë at, se
kam mëkatuar!” Dhe, në fakt, unë kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.
Unë jam një njeri i mallkuar nga Perëndia.Jam një djalë 24 vjeç, i apasionuar pas meshkujve. Prej kohësh unë kam zbuluar se jam homoseksual, por ngaqë jetoj në Shqipëri e di se është shumë e vështirë që të tjerët ta pranojnë këtë prirje perverse. Kësaj i shtohet arsyeja se përse dua të ruaj anonimatin. Megjithatë, është një arsye tjetër më e fortë se kjo, të cilën do ta kuptoni pasi ta keni lexuar me durim këtë histori. Tani dua të bëj një retrospektivë, të kthehem 9 vjet mbrapa.
Jam rritur me frymën e dashurisë në romanet që lexoja kur isha 15 vjeç. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte djali i ëndrrave të mia. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe. Në atë moshë, doja t’i përjetoja ato skenat e fuqishme të dashurisë, si nëpër filma dhe si nëpër faqet e librave.

Subscribe to:
Posts (Atom)