Showing posts with label Gusht11. Show all posts
Showing posts with label Gusht11. Show all posts
Mëngjes i bukur i saj dite sikur të jepte më tepër optimizëm dhe një ndjesi të këndshme, edhe pse pak ftohtë si ditët e fundit të janarit. Si zakonisht po pinim kafen e mëngjesit, para orës 8, tek një lokal pranë punës. Duke rrufitur kafen e ngrohtë, herë - herë edhe nën efektin e disa rrezeve të diellit që depërtonin përmes shiritave të grilës, mora në dorë celularin tim dhe mendova të hapja një herë skype-in, duke sjellë në mendje një mikun tim në Tiranë. Kishim kohë që ishim njohur, por për fat të keq, kishte gjithashtu kohë që takimet kishin mbetur vetëm virtuale, përmes mesazheve ne MSN dhe, tashmë, në skype.