Showing posts with label Klo. Show all posts
Showing posts with label Klo. Show all posts
Kur nis te shkruash nje histori perpiqesh gjithmone e me shume te mbetesh brenda kornizave te reales, por kur realja nuk eshte gje tjeter vecse nje fantazi e shfrenuar, atehere te mbetet vetem ta shijosh ate! 
Olsi ishte miku im me i mire, me te njiheshim qe ne gjimnaz, nderkohe qe tani te dy vazhdonim studimet e larta. Ishim ne te njejten dege, e per arsye te shumta perfunduam ne te njejten shtepi.
Te dy mbetem te shtangur nga ajo qe pame… nje kamion i tere kishte shperthyer. Nuk vonoi shume dhe nga oborri i shtepise ku ne banonim u hap nje porte qe as qe ia kishim idene qe ekzistonte. Disa tipa qe si kishim pare kurre ne jeten tone dolen dhe filluan te pastronin disa qese te bardha qe kishin mbire ngado, nderkohe qe nga krahu i rruges per balle mberriti nje makine e cila ngarkoi te gjitha keto qese ne bagazhin e saj dhe brenda disa minutash kur sirenat e policies filluan te degjoheshin ne sfond, gjithcka ishte pastruar. Aty mbeti vetem nje kamion qe po shkrumohej dhe asgje tjeter. Porta e nendheshme qe gjendej ne oborr u zhduk mes erresires sa hap e mbyll syte.
Kur vedos te marresh nje rruge te re ne jeten tende sepaku siguroju qe te jete ajo e duhura, kjo do te ishte mesimi qe do te merrja une pas disa kohesh ne jeten time. Olsi ishte takuar disa here me pronarin e shtepise, dhe kishin biseduar per shume gjera, per ate ftesen e marre, te cilen mesa duket Olsi e kishte pranuar. Ato pak here qe e kasha pyetur se cfare i kishte propozuar pronari i shtepise per te bere, me kish thene qe do ishte me mire te mos e dija, se paku ne kete forme nuk do te ishim te dy te perfshire ne ate pisllek. Kishin kaluar ca kohe ne kete forme, nderkohe qe mes meje dhe Olsit nuk kishte ndodhur gje.
Nata kaloi shume shpjet, rrezet e para te diellit, filluan te pushtonin dhomen. Shikoj nga Olsi per ti thene qe ishte koha per tu cuar, dhe ai me thote qe sot ta benim pushim meqe dhe ai do ikte pastaj. Pa e diskutuar dy here filluam serish te flinim. U cuam diku nga ora 12 dhe filluam te benim dicka per te ngrene.