“STREHA” është qëndra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI në rastet e emergjencave në aspektin e strehimit.
Ky është një projekt i përbashkët i organizatave: “Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT” dhe “ProLGBT” (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT).


Misioni
“STREHA” është qëndra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI në rastet e emergjencave në aspektin e strehimit. Ky është një projekt i përbashkët i organizatave: “Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT” dhe “ProLGBT” (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT).
“STREHA” është një shërbim konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI nga mosha 18 në 25 vjec që ballafaqohen ose me kërcënimin për t’u nxjerrë nga shtëpia në mes të katër rrugëve (zakonisht në fazën e coming out) ose për ata/ato që jetesa u bëhet e pamundur për shkak të kanosjeve, dhunës familjare, etj.
Stafi
Në “Strehë” punojnë me kohë të plotë 5 kujdestarë (të cilët qëndrojnë sipas turneve 24 orë në 7 ditë të javës), një Punonjëse Sociale, një menaxher operacional dhe staf mbështetës i tij, një psikolog si dhe dy drejtues kryesorë. Në total “STREHA” ka një staf prej 12 vetësh profesionistë.
Kapaciteti
“STREHA” ka një kapacitet prej 8 shtretërish (4 për vajzat dhe 4 për djemtë) dhe synon që të jetë një shërbim dhe një ndihmë me mbi 2000 shtretër-netë për vitin 2015.

Shërbimet
  • Shërbimi primar i “Strehës” është ai i strehimit për një periudhë që mund të zgjasë deri në 6 muaj.
  • Në fazën e parë të pranimit të cdo klienti / përfituesi si dhe më tej “Streha” ofron mbështetje të plotë për kryerjen e cdo analize apo vizite mjekësore (përjashtuar rastet e sëmundjeve kronike për të cilat duhet një mbikqyrje e përditshme profesionale që “Streha” nuk mund ta përballojë dot – por kjo vendoset rast pas rasti dhe bazuar mbi principin e mos-diskriminimit).
  • Në rastet kur aplikantët shfaqin problematikë më komplekse, “STREHA” shërben si një referues pranë shërbimeve më të profilizuara.
  • “STREHA”, bazuar në planet individuale për secilin klient që përgatiten nga një grup multidisiplinar rast pas rasti, në varësi të nevojave, harton dhe zbaton një axhendë të plotë ditore dhe periodike që përfshin kurse profesionale (në bashkëpunim me institucionet shtetërore), kurse të tjera bazike (life skills), aktivitete social kulturore pranë zyrave dhe ambienteve të tjera ditore të të dy organizatave LGBT (Aleanca dhe ProLGBT), etj, si dhe ndërmjetëson për sigurimin sa më shpejtë të alternativave të tjera për strehim dhe punësim. Kjo përfshin në tërësi një proces intensiv integrimi.
Pranimi në Strehë
Një grup multidisiplinar i përbërë nga një punonjës social, një psikolog, dy menaxherë të përgjithshëm dhe të paktën nga një kujdestar i Strehës bën evaulimin e cdo rasti, rast pas rasti si dhe pranon kërkesat për strehim në “STREHE” bazuar mbi një protokoll të qartë dhe shumë rigoroz të hartuar me asistencën e USAID dhe Assist Impact, të shelterave ekzistues në Shqipëri dhe sidomos me asistencën e rrjetit të shelterave të “Albert Kennedy Trust” në Britaninë e Madhe që funksionon që prej vitit 1989.

Për më shumë informacion vizitoni: www.strehalgbt.al
Kategori:

1 comment:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete