Shkruan nga Athina, Kristi Pinderi
Më poshtë galeria e fotove. Fotot nga Getty Images, Athens Pride, ProLGBT, dhe blogje të ndryshme greke
Në aeroportin e Tiranës munda të ble me nxitim, në momentin e fundit para se të hipja në avion një flamur shqiptar për ta valëvitur në kioskën (periptero) që ProLGBT kishte marrë në paradën gej në Athinë, javën e kaluar.
Andrea Gilbert, drejtuese e “Athens Pride” organizata që zhvillon prej 11 vjetësh paradën gej në kryeqytetin helen përshpëriti e lehtësuar kur pa që flamuri nuk ishte shumë i madh. “Përndryshe, do dukej si një shfaqje nacionaliste”, nxitoi të më shpjegojë ajo.
Por kur në sheshin Klafthmonos në qëndër të Athinës nisën të grumbulloheshin mijëra vetë të cilët do të marshonin atë mbrëmje me ngjyrat e LGBTI, për shqiptarët ishte e pamundur të mos e dallonin atë flamur, sado i vogël të ishte, dhe ndonëse ishte vendosur në një “periptero” në cepin më të largët të sheshit ku ishte ngritur skena e fjalimeve para paradës. E si mund të ndaloje ato “shfaqje nacionaliste”?!

“Jeni shqiptarë? Keni ardhur posaçërisht për paradën nga Tirana?”, nisën të pyesnin disa të rinj të gëzuar dhe kuriozë me një shqipe të pastër. Ajo që të bënte përshtypje ishte dëshira e tyre për të bërë foto me flamurin dhe me aktivistët shqiptarë që ndodheshin në paradën greke.
Rita, 29 vjeçe nga një qytet në jug të Shqipërisë jetonte prej 8 vjetësh në Greqi. “Por kjo është hera e parë që munda të vi në paradë”, tregon ajo.
Parada gej e Athinës është një aktivitet madhor me përmbajtje të qartë politike. “Si asnjëherë tjetër kompania që menaxhon metronë, këtë vit pranoi të vendosë posterin zyrtar të paradës”, thotë Andrea Gilbert.
Në çdo stacion të metrosë mund të shikoje slloganin: Mbaj qëndrim (Take a stand), apo siç shkruhet në greqisht: “πάρει θέση”.
Të mësuar ta shikojmë Greqinë në lajme të këqija për shkak të situatës ekonomike dhe politike atje, eventi i fundit ishte padyshim një lajm i mirë për komunitetin LGBTI. Rreth 32 mijë vetë “mbajtën qëndrim”dhe morën pjesë në paradë, gati 12 mijë vetë më shumë se vitin e kaluar, ndonëse këtë vit mes organizatorëve dhe komunitetit transgjinor kishte patur jo pak kontradita.
Disa politikanë ishin të pranishëm në skenën nga ku u mbajtën fjalime dhe përshëndetje para nisjes së marshimit, mes tyre kryetari i bashkisë së Athinës, Guvernatorja e Atikës Rena Dourou, pjesëtare e komunitetit LGBTI, etj. Ndonëse në Greqi komuniteti LGBTI ka shumë më tepër hapësira, sfida e tyre e madhe qëndron te beteja që po zhvillojnë për të siguruar të njëjtën mbrojtje ligjore për familjet gej ashtu siç e kanë gjithë familjet e tjera. E në këtë pikë u vjen në ndihmë edhe një vendim i nëntorit të vitit 2013 nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut që I kërkoi Greqisë të lejojë të gjithë personat të rregjistrojnë marrëdhënien e tyre përmes një kornize më fleksibël se ajo që parashikon ligji për martesat.
Kur rradha na erdhi neve, aktivistëve nga Shqipëria për ta përshëndetur atë skenë, emocionet ishin njësoj si përpara 4 vjetësh kur morëm guximin të pedalonim për herë të parë kundër homofobisë me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të them të vërtetën, në atë shesh mund të ishin me qindra shqiptarët LGBT që nuk kishin frikë të “mbanin qëndrim”. Një kombinim interesant apo jo? Edhe shqiptarë, edhe gej, edhe emigrantë…
“Janë shumica të rinj të lindur ose të rritur në Greqi. Ndoshta shumë prej tyre nuk do ta bënin këtë gjë në Tiranë”, më thotë Rita. E besoj, në fakt… Asaj vetë i janë dashur plot 8 vjet për të sfiduar frikën derisa më në fund mori pjesë në një paradë të tillë. Të mbash qëndrim kërkon vërtet kurajo.
Kategori:

1 comment:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete