Të gjitha këto shërbime mund të kryhen në Qendrën për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në Klinikën infektive në Prishtinë. Qendra punon çdo ditë pune nga ora 8.00-14.00. Numri i telefonit: 038 512 512.
Bioticus - E Hënë – E Shtunë 07:30 deri 19:00 - Te dielën nuk punohet. Adresa: Bregu i Diellit, “Qendër” Hyrja 7 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës
Tel: 381 38 554 222 - 377 44 117 027 - 386 49 117 027
Testimi pёr HIV/AIDS
Shumë persona, si meshkujt ashtu edhe femrat, të moshuarit dhe të rinjtë, ndjehen të pasigurt kur mendojnë për kontaktet e veta seksuale me partnerët e mëhershëm dhe për sjelljet e tyre dhe në këto raste, preferohet testimi për HIV. Testi zbulon praninë e antitrupave në organizëm. Antitrupat paraqiten brenda (2-12) javëve pas infeksionit. Prandaj, që testi të jetë i sigurt, duhet të bëhet së paku pas 12 javësh pas kontaktit me virusin e maksimalisht brenda 6 muajve .
Qendrat pёr Kёshillim dhe Testim Vullnetar pёr HIV/AIDS janё qendra nё tё cilat bёhet testimi vullnetar pёr praninë ose jo tё infeksionit me HIV. Kёshillimi dhe testimi vullnetar (KTV) ka qenё i mundshëm qё nga viti 2003 edhe në Kosovës në Prishtinё, nё Ferizaj, Prizren, Pejë. Deri sot rreth 3.000 persona i kanё shfytёzuar shёrbimet e testimit dhe kёshillimit nё kёto qendra, shumica e tё cilave ishin meshkuj, pёrafёrsisht gjysma e tyre mё tё rinj se 26 vjeç dhe pesë tё testuar kanё qenё HIV pozitiv .
Deri tani në Kosovë funksionojnë këto Qendra: në Klinikën e Infektive, Institutin e Shëndetit Publik, laboratori ”Bioticus”, OJQ ”Labyrinthi”.
Objektivat e këshillimit dhe testimit vullnetar për HIV/AIDS
Qasja e grupeve të cenueshme të popullatës (punëtoret komerciale të seksit, shpërdoruesit venozë të narkotikëve, meshkujt që kanë marrëdhënie me meshkuj, klientët e punëtoreve komerciale të seksit, rinia, popullata lëvizëse/migruese dhe të tjerët) në shërbimet e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar (KTV-së).
Në Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar (QKTV) për HIV/AIDS ofrohen këto shërbime:
1) këshillim para testimit,
2) testimi
3) këshillimi pas testimit
Këshillimi
Këshillimi është procesi i dhënies së ndihmës një personi, për të mësuar si t'i zgjidh problemet e caktuara interpersonale, emocionale dhe të vendimmarrjes. Kjo, nënkupton, që këshilltari është aty vetëm për të ndihmuar klientin që t'a ndihmoj vetveten.
Qëllimet e këshillimit për HIV/AIDS janë:
Dhënia e ndihmës psikologjike, p.sh. përkrahja që ka të bëjë me mirëqenien psikologjike, emocionale dhe shpirtërore të njerëzve që kanë bartur virusin dhe atyre që janë prekur nga virusi.
Parandalimi i bartjes së HIV-it duke siguruar informata për sjelljet e rrezikshme (si seksi i pasigurt ose shfrytëzimi i gjilpërave të përbashkëta) dhe duke ndihmuar njerëzit në zhvillimin e shkathtësive që janë të nevojshme në negocimin për praktikat e shëndosha.
Sigurimi i përdorimit efektiv të tretmaneve përmes çështjeve të pajtimit-pëlqimit për zgjidhjen e problemeve.
KONFIDENCA është me rëndësi vitale.
Këshillimi para testimi
Qëllimet e këshillimit para testimit janë:
Të sigurohet që çdo vendim për të ndërmarrë testimin, merret pas informimit të plotë dhe në mënyrë vullnetare.
Përgatitja e klientit për çdo lloj të rezultatit, pozitiv, negativ apo i pa përcaktuar.
T'i ofrohen pacientit informacione dhe strategji për zvogëlim të rrezikut, pa marrë parasysh nëse testi bëhet apo jo.
Të ofrohet një pikë hyrëse për tretman dhe kujdes.
Testimi
Testi e përcakton praninë e antitrupthave ose antigjeneve HIV1/2 në gjak ose në lëngje trupore.
Periudha e dritares paraqet periudhën kohore në mes të infeksionit inicial me HIV dhe kur organizmi përgatitet për përgjigje të matshme humorale.
HIV testet janë grupuar në tri kategori:
Skrining testet
Testet vërtetuese apo shtesë ”Westen blot”
Testet për skriningun e antigjeneve
Në Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar, testimi kryhet me teste të thjeshta ose rapid teste.
Përparësitë e këtyre testeve janë:
Rezultatet merren shpejtë, brenda orës.
Besueshmëri dhe specifitet i mirë i testit (senzivitet mbi 99%, numri i atyre që janë të identifikuar si të infektuar dhe me të vërtetë kanë infeksion, specifitet mbi 95%,% e atyre që janë identifikuar nga testi si të pa infektuar dhe më të vërtetë nuk kanë infeksion).
Të gjitha shërbimet janë falas (në sektorin publik)
Ideal për ambientet me hapësirë të kufizuar laboratorike
Ideal për transport në rast të aktiviteteve mobile
Këshilltarët infermierë mund të trajnohen për kryerje të testeve.
Këshillimi pas testimit
Qëllimi kryesor i këshillimit pas testimit është për t'i ndihmuar klientët që të kuptojnë rezultatet e testit të tyre dhe të iniciojnë adaptimin e tyre ndaj rezultateve seronegative apo seropozitive.
Dhënia e rezultateve vet klientëve:
Jo në telefon,
Jo në e-mail,
Jo njerëzve tjerë
Të gjitha këto shërbime mund të kryhen në Qendrën për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në Klinikën infektive në Prishtinë.
Qendra punon çdo ditë pune nga ora 8.00-14.00.
Numri i telefonit: 038 512 512.
Dr.Izet Sadiku, Mr Sci, infektolog Koordinator i Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS
Klinika Infektive, QKU e Kosovës – Prishtinë

tung
ReplyDelete